Site icon Telegrafi

Portieri i Moenchengladbachut vajton largimin e Xhakës

Portieri i Borussia Monchengladbachut, Yann Sommer, vajton largimin e mesfushorit kosovar Granit Xhaka.

Ai ka thënë se klubi ka humbur jo vetëm një lojtar të mirë, por edhe një person të mirë. Xhaka 23-vjeçar ditë më parë u transferua tek Arsenali në Angli.

“Largimi i tij është një humbje e madhe për ne sepse Xhaka nuk ishte i rëndësishëm vetëm si lojtar, por edhe si person”.

Ai ishte i rëndësishëm në mesfushë dhe në lojën tonë që shpeshherë varej prej tij. Tani ne duhet të gjejmë një Granit Xhaka të ri”, ka thënë Sommer transmeton Koha.net.

Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës me Moenchengladbachun pati kontratë deri në verën e vitit 2019. Por ai shkëputi kontratën për t’iu bashkuar Arsenalit. Me Arsenalin ka firmosur kontratë 5-vjeçare.

Exit mobile version