Site icon Telegrafi

Portieri i Minnesotas u mundua ta shpërqendroj duke e provokuar, por Shaqiri e turpëron me golin nga penalltia

Ylli shqiptar i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri ka treguan mëngjesin e sotëm (e premte) se është një lojtar i madh dhe profesionist i nivelit të lartë në fitoren e ekipit të tij udhëtim te Minnesota United.

Chicago Fire mori një fitore të madhe 3-2 në udhëtim te Minessota United në kuadër të Kupës së Ligës.

Njëri nga vendimtarët në fitoren e Chicago Fire padyshim se ishte ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili shënoi një gol dhe ishte pjesë e aksionit në dy golat tjerë.

Megjithatë, e rëndësishmja e golit të shënuar të Shaqirit ishte se gjilanasi nuk ra pre e provokimit të madh të portierit vendas, Dayne St.Clair.

“Ti nuk ke këllqe”, dëgjohen portieri duke i thënë Shaqirit, ndërsa shqiptari me një gjakftohtësi i tregon se tani do t’i shënoj.

Ashtu edhe ndodhi, pasi djaloshi gjilanas e dërgoi portierin në njërën anë dhe shënoi në anën tjetër për golin e barazimit 1-1. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version