Site icon Telegrafi

Portieri i Milanit, Mike Maignan u abuzua në baza racore nga tifozët e Juventusit

Portieri i Milanit, Mike Maignan u abuzua në baza racore nga tifozët e Juventusit gjatë ngrohjes përpara barazimit 1-1 të dielën mbrëma.

Portieri i Rossonerëve po përgatitej për ndeshjen e madhe në Allianz Stadium kur tifozët u filmuan duke e abuzuar në baza racore ish-lojtarin e Lille.

26-vjeçari mbërriti për të zëvendësuar Gianluigi Donnarumma para sezonit të ri dhe ka pranuar vetëm dy gola në katër ndeshje të Serie A deri më tani.

Milani kohëve të fundit i dërgoi një ankesë prokurorit federal pasi Tiemoue Bakayoko dyshohet se ishte abuzuar në baza racore nga tifozët e Lazios në fillim të këtij muaji.

 

Sipas La Gazzetta dello Sport, Bianconerët po punojnë për të identifikuar njerëzit që abuzuan në baza racore me portierin, duke përdorur materialin e regjistruar nga kamerat.

Ndryshe, kjo dukuri në Itali nuk është edhe aq e rrallë pasi shpeshherë lojtarët me ngjyrë bien pre e abuzimit racor. /Telegrafi/

Exit mobile version