Site icon Telegrafi

Portieri i Lirisë, Flamur Gashi provohet te Galatasaray

Flamur Gashi (Foto: Facebook/Flamur N Gashi)

Portieri i Lirisë, Flamur Gashi, do të testohet te skuadra e madhe turke, Galatasaray.

“Flamur Gashi është reprezentues i rregullt i moshave të Kosovës, derisa në kualifikimet e radhës do ta ruajë portën e 21 vjeçarëve”.

“Paraqitjet e mira në stinorin pranveror me ekipin e parë të Lirisë i kanë mundësuar Flamur Gashit që të testohet te gjiganti turk, Galatasaray”.

Lexo po ashtu Lajmet për KF LIRINË

“Ai do testohet për disa ditë te Galatasaray, për të parë më pas se cila do të jetë e ardhmja e tij”.

“KF Liria si çdo herë edhe kësaj radhe, talentit të vet i dëshiron shumë sukses”, thuhet në një postim të klubit në Facebook.

Portieri që është i gjatë 191 centimetra, në të kaluarën ka luajtur për përfaqësuesen e Kosovës U-19.

Ndërsa tani është pjesë e skuadrës përfaqësuese të vendit të grupmoshave U-21. /Telegrafi/

Exit mobile version