Ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, është pensionuar nga futbolli në moshën 39 vjeçare.
Gjatë karrierës së tij 16 vjeçare me Los Blancos, ai regjistroi 725 paraqitje duke e fituar (mes tjerash) tri herë Ligën e Kampionëve dhe pesë herë La Ligan.
Po ashtu, i ndihmoi Spanjës që ta fitonte Kupën e Botës në vitin 2010 dhe dy herë Kampionatin Evropian, në vitet 2008 dhe 2012.
Comunicado Oficial: Iker Casillas#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 4, 2020
Në vitin 2015, Casillas iu bashkua Portos, mirëpo nuk ka luajtur që nga prilli i vitit 2019 kur kishte pësuar sulm në zemër.
Gjatë periudhës së rikuperimit, atij i ishte dhënë një rol në stafin trajnuar në korrik të vitit 2019.
Ndërsa tashmë, portieri legjendar ka vendosur të tërhiqet zyrtarisht nga futbolli aktiv dhe këtë e kanë konfirmuar edhe ish-klubet e tij, Real Madrid dhe Porto.
Lo importante es el camino que recorres y la gente que te acompaña, no el destino al que te lleva, porque eso con trabajo y esfuerzo, llega solo y creo que puedo decir, sin dudar, que ha sido el camino y el destino soñado #Grac1as pic.twitter.com/xb8ucs9REh
— Iker Casillas (@IkerCasillas) August 4, 2020
“Gjëja e rëndësishme është rruga që bën dhe njerëzit që të shoqërojnë, jo destinacioni ku të çon. Mendoj se mund ta them, pa hezitim, se ka qenë një rruga dhe destinacioni i ëndrrave”, ka shkruar ai në Twitter.
Në njoftimin e Realit thuhet se Casillas, i cili ishte pjesë e klubit nga mosha nëntëvjeçare, është portieri më i mirë në historinë 118-vjeçare të klubit. /Telegrafi/
#Grac1as @FCPorto 💙 https://t.co/L5U3OVG9Eq
— Iker Casillas (@IkerCasillas) August 4, 2020