Telegrafi

Portieri i Lazios që shënoi kundër Atletico Madridit, Provedel refuzon të luaj për Rusinë

Ivan Provedel thuhet se ka refuzuar të luajë për Përfaqësuesen e Rusisë, edhe përkundër interesimit të këtyre të fundit.

Nëse ka pasur një protagonist të papritur në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve 2023/2024, ai ishte portieri Provedel, pasi Lazio mori një pikë në ndeshjen kundër Atletico Madrid me një gol të shënuar nga ai në shtesë.

Kjo i ka dhënë një ndikim të tillë Provedelit, që Federata Ruse e Futbollit u interesua për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Gol i portierit në sekondën e fundit, Provedel shpëton Lazion nga humbja

“I kërkova Federatës së Futbollit të më vinte në kontakt me të, por ai më tha se nuk donte të fliste me askënd nga Rusia. Po përpiqesha të kontaktoja me të sepse donim ta thërrisnim: po ndjekim evolucionin e tij, përtej golin që ai shënoi”, ka thënë  Vitaly Kafanov, trajner i portierëve te Rusia.

Megjithatë, pavarësisht interesimit rus, e vetmja mundësi e mundshme për Provedel, i cili ka luajtur gjithë jetën në Itali, është të luajë për Azzurrët.

Agjenti i tij, Gianni Rava, gjithashtu kundërshtoi versionin e Kafanov.

Lexo po ashtu Vetëm katër portierë kanë shënuar gola në Ligën e Kampionëve, por njëri nga ta realizoi në tre raste dhe ndaj të njëjtit kundërshtar

“Nuk është e vërtetë që ai refuzoi Rusinë. E vërteta është se Provedel nuk mund të luajë me Rusinë, Francën apo Brazilin, sepse ai nuk ka shtetësinë e atyre vendeve”.

“A besoni nga kjo: “trajneri mund të kontaktojë Cristiano Ronaldon apo Messin?” Jo, sepse njëri është portugez dhe tjetri argjentinas. Ndoshta mund t’i shpjegoni Kafanovit se Ivan mund të përfaqësojë vetëm Italinë”, ka thënë Riva. /Telegrafi/