Site icon Telegrafi

Portieri që ndjehet krenar që ka pranuar golin më të bukur në botë nga Lionel Messi

Luis Garcia, portieri i Getafe që pësoi golin e jashtëzakonshëm të Lionel Messit në 2007, ka zbuluar krenarinë e tij që ka pasur mundësinë të luajë kundër yllit të Barcelonës.

Në një ndeshje në Camp Nou, Messi që ishte akoma i ri mori topin brenda gjysmës së tij, dribloi një numër mbrojtësish të Getafes dhe më pas kaloi Garcian përpara se të gjente rrjetën.

Goli, një nga 644 të Messit për Barcelonën, shpesh krahasohet me golin e paharrueshëm të Diego Maradonas, solo-aksioni kundër Anglisë, në Kupën e Botës 1986.

 

Si pjesë e një fushate nga kompania e njohur e birrës, Budweiser, Garcia mori një birrë në emër të kompanisë amerikane, si shumë portierë të tjerë që i kanë pranuar golat nga Messi.

“Është e pamundur të jesh i lumtur kur pranon gol, por ai gol njihet si më i bukuri mirë në historinë e futbollit”.

“Koha ikën dhe unë jam krenar që kam luajtur kundër tij”, shkroi Garcia në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version