Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi ka vazhduar shkëlqimin me klubin e tij zviceran, Lugano, duke bërë paraqitje të jashtëzakonshme në Ligën e Konferencës të enjten mbrëma.
Lugano mori një fitore të madhe në udhëtim te Mlada Boloslav me rezultat 1-0 në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Konferencës.
Më meritoni për këtë fitore të zviceranëve padyshim se ishte portieri i Kosovës, Amir Saipi.
Saipi arriti t’i bëjë pesë pritje në këtë takim, ndërsa priti edhe një penallti në minutën e 81-të duke pamundësuar barazimin e rezultatit.
Pas kësaj paraqitje, Saipi u vlerësua me notë 8.7 dhe është pjesë e formacionit më të mirë të javës nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore.
Më të vlerësuar se portieri i Dardanëve ishin vetëm sulmuesi i Celje, Armandas Kucys me notë 9.2 dhe lojtari i Shamrock Rovers, Graham Burke me notë 8.8. /Telegrafi/