Barcelona fitoi me shumë vështirësi ndaj Getafes me rezultat 1-2.
Lionel Messi ishte një nga më të mirët në këtë takim, edhe pse dështoi të futet në listën e golashënuesve.
Dhe meritat më të mëdha për këtë i ka portieri i mysafirëve, Vivente Guaita.
Spanjolli gjatë në minutat shtesë të pjesës së parë bëri një pritje fantastike duke ia mohuar një gol Messit nga gjuajta e lirë.
Pasi distanca ishte e madhe dhe trajektorja që mori topi ishte në nivelin maksimal, në rast se ylli argjentinas do shënonte, definitivisht ky do ishte një nga golat më të bukur në karrierë. /Telegrafi/
Amazing chance from Messi, but a world class save from Guaita pic.twitter.com/zz4BimNbLi
— FANHA69G 🕺🏽 (@Fxtchris_) September 16, 2017