Site icon Telegrafi

Portieri i Feronikelit, Deniz Troshupa nënshkruan me klubin polak Stomil Olsztyn

Portieri nga Kosova, Deniz ‘Jacek’ Troshupa është transferuar tashmë në kampionatin polak tek skuadra Stomil Olsztyn.

Troshupa është rikthyer përsëri në futbollin polak, ku kësaj radhe do t’i mbrojë ngjyrat e ekipit Stomil Olsztyn, i cili militon në kategorinë e dytë.

“27-vjeçari Denis Jacek Troshupa nënshkroi një kontratë me Stomil Olsztyn. Kontrata e portierit me “Duma Warmii” do të jetë në fuqi për dy vitet e ardhshme”.

“Sezonin e kaluar, lojtari përfaqësoi ngjyrat e KF Feronikelit, klub me të cilin fitoi kampionatin e Kosovës në vitin 2019”.

“Sezonin e kaluar ai luajti në njëzet ndeshje (ai përfundoi dhjetë ndeshje pa pranuar asnjë gol)”, thuhet në njoftimin e klubit polak.

Transferimin te klubi polak e ka konfirmuar edhe portieri kosovar me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ndryshe, Tropshupa me parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Hajvalisë dhe Skënderbeut në Shqipëri. /Telegrafi/

Exit mobile version