Klubi i Ballkanit ka bërë të ditur se e ka ndërprerë bashkëpunimin me portierin Dorant Ahmetaj.
Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, është bërë e ditur se vendimi ishte i dyanshëm, ndërsa klubi e ka falënderuar gardianin për kontributin e deritanishëm.
“Portieri Dorant Ahmetaj dhe FC Ballkani kanë vendosur dyanshëm që të përfundojnë bashkëpunimin”.
“Dorant Ahmetaj ka dhënë kontribut në shpalljen kampion të FC Ballkani për kategorinë Junior, për këtë klubi e falënderon duke i dëshiruar shumë suksese në vazhdim të karrierës”.
“Faleminderit Dorant, fati dhe shëndeti të përcjellshin në çdo hapë të jetës”, shkruan në njoftimin e klubit nga Suhareka. /Telegrafi/