Telegrafi

Portieri Di Gregorio, nga kalimi te Juventusi te ftesa e Italisë – ai nuk e harron Interin, kohën e kaluar dhe mbështetjen e këtij klubi

Michele Di Gregorio është shprehur i lumtur nga ftesa e tij e parë për Italinë dhe tregon se si po përmirësohet dita-ditës që nga transferimi te Juventusi.  

Portieri bëri lëvizjen e madhe nga Monza te Juve gjatë verës me kërkesë specifike të trajnerit të ri Thiago Motta, duke e dërguar Wojciech Szczesny në atë që supozohej të ishte një pension i parakohshëm derisa të kalonte te Barcelona. 

Tani ai është ftuar me skuadrën e Italisë edhe për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve kundër Belgjikës dhe Izraelit. 

“Gjithmonë kam thënë se numri i portierëve të mëdhenj që ka Italia është i jashtëzakonshëm, kështu që jam shumë i lumtur në ftesën e parë”. 

“Mezi pres të ndihmoj, ta vë veten në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës. Fillova në Serinë C në moshën 19-vjeçare, më pas tre vjet në Serinë B, u ngjita në top ligë me Monzën dhe më pas me Juventusin”. 

“Dikush besoi në mua më shumë se unë ndoshta në veten time. Do të thosha se ka qenë një proces i vazhdueshëm rritjeje, duke dashur të provoj vazhdimisht veten në hapin tjetër”, ka deklaruar Di Gregorio për Rai Sport. 

Ndërsa Juventus e filloi sezonin e Serie A me gjashtë ndeshje radhazi pa pranuar gol, kjo u prish në fundjavë me Cagliarin kur ndeshja u mbyll 1-1, e ku portieri pranoi gol nga penalltia.  

“Trajneri dëshiron një skuadër që ndjek idetë e tij. Ai kërkon një mentalitet të caktuar dhe kjo na shtyn të mos lejojmë kurrë që niveli i fokusit të bjerë”, vazhdoi Di Gregorio. 

Ndërsa Szczesny u largua, Juve ka end enë skuadër një emër si Mattia Perin dhe kjo lejon konkurrencë brenda grupit. 

“Unë gjithmonë punoj që të jem në dispozicion të trajnerit në mënyrë që ai të marrë vendimet e tij. Mattia është një portier i madh dhe një person i madh, kështu që është e drejtë që të shtyjmë njëri-tjetrin ditë pas dite, për të përmirësuar veten”, deklaroi Di Gregorio. 

Edhe pse tani është në Juventus, Di Gregorio doli përmes akademisë së të rinjve të Interit dhe u shit te Monza për 6 milionë euro në 2022 pas një huazimi fillestar. 

“Kam kaluar akademinë e Interit nga fillimi në fund dhe kam takuar njerëz të mirë, ata kanë qenë edhe pranë meje kur kam humbur babanë. Më pëlqejnë shumë njerëzit që njoha atje”, deklaroi portieri. /Telegrafi/