Telegrafi

Portieri bullgar Nikolay Mihaylov pranon se Kosova luajti më mirë

Nikolay Mihaylov (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Portieri i Bullgarisë, Nikolay Mihaylov, ka pranuar se ndeshja kundër Kosovës ishte shumë e vështirë dhe se pika e fituar ishte arritje pozitive për ekipin e tij.

Përkundër dominimit të “Dardanëve’, bullgarët shënuan të parët përmes Vasil Bozhikov, mirëpo Arbër Zeneli e barazoi rezultati dhe Përfaqësuesja jonë ishte e pafat që nuk i arkëtoi tri pikët.

Trajneri i Bullgarisë Petar Hubchev dhe portieri Nikolay Mihaylov (Foto: Ridvan Silvova/Telegrafi)

“Ishte një miqësore e vështirë, por nuk pritëm asgjë ndryshe. Kosova ka një skuadër të re dhe të talentuar që na shkaktoi shumë probleme, mirëpo në gjysmën e parë luajtëm mirë. Në pjesën e dytë, ishim të lodhur dhe ua dhamë atyre iniciativën”.

Lexo po ashtu Kosova e dominon Bullgarinë, por ishim pa fat dhe nisëm kualifikimet me barazim

“Të jemi të sinqertë, rivali ishte më i mirë se ne në pjesën e dytë. Anglia është favoriti i madh i grupit, ndërsa secila ndeshje është e rëndësishme për në dhe do të vazhdojmë hap pas hapi”, citon Sportal.bg fjalët e Mihaylov.

Theksojmë se pikërisht falë Mihaylovit, Bullgaria e mori një pikë, pasi portieri i bëri disa intervenime të mira duke ua mohuar golin lojtarëve të Kosovës. /Telegrafi/