Site icon Telegrafi

Barcelona po planifikon shitjen e Netos, vendin e brazilianit e zë talenti nga La Masia

Norberto Murara 'Neto'. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Portieri brazilian Neto iu bashkua Barcelonës verën e vitit të kaluar nga Valencia.

Dy klubet spanjolle shkëmbyen portierët ku Neto kaloi në Camp Nou e Jasper Cillessen iu bashkua Valencias.

Por përkundër se ishte portieri i dytë në skuadër, katalunasit nuk janë të kënaqur nga ajo çfarë ka treguar braziliani.

30-vjeçari është paraqitur në vetëm katër ndeshje me Barcelonën, ku ka pësuar shtatë gola.

Neto. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kampioni në fuqi i Spanjës mendon shitjen e brazilianit për të fituar sa më shumë para për ta përforcuar ekipin në verë.

Vendin e Netos te Barcelona pritet ta zë portieri i talentuar Inaki Pena, i cili ka shkëlqyer me ekipin e dytë të Barcelonës.

Talenti i dalë nga La Masia në 18 ndeshje të zhvilluara ka pranuar 15 gola, teksa në tetë prej ndeshjeve e ka ruajtur portën e pa prekur.

Inaki Pena

Barcelona synon që të fitojë mbi 15 milionë euro nga shitja e Netos, ku e ardhmja e brazilianit mund të jetë përsëri në Serie A.

Roma është skuadra që ka shfaqur interesim për 30-vjeçarin pasi portieri Pau Lopez mund të largohet në drejtim të Ligës Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version