Telegrafi

Portieri bën një gafë dhe shënon autogol në sekondën e fundit, Basaksehirit mund t’i kushtojë me titull të kampionit të Turqisë

Basaksehir ka bërë një hap pas në luftën për titullin e kampionit të Turqisë.

Skuadra nga Stambolli ka barazuar para shikuesve të vetë në stadiumin Fatih Terim kundër Sivassporit me rezultat 1-1.

Gjatë gjithë ndeshjes dominuan vendasit, por që në sekondat e fundit të takimit nuk arritën të mbronin epërsinë e krijuar në 45 minutshin e parë.

Riad Rajic i solli avantazhin skuadrës së vetë në të 14 minutë pas një pasimi të saktë të holandezit Elia.

Por, gjithçka shkoi keq në vazhdim të ndeshjes kur së brenda një minute morri dy kartona të verdhë Mossoro, përkatësisht të kuqin në të 38 minutë.

Kur pritej të përfundonte ndeshja, portieri i Basaksehirit, Volkan Babacan bëri një gafë duke shënuar autogol, megjithëse kishte topin në dorë, i cili i rrëshqiti dhe përfundoi prapa portës.

Në vazhdim të ndeshje me karton të kuq u ndëshkua edhe Arda Turan dhe takimi përfundoi me rezultat 1-1.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro para përfundimit të kampionatit, Basaksehir ka pikë të barabartë me liderin Galatasaray, të cilët kanë nga 66 pikë.

Theksojmë se të dielën Galata do të jetë mysafirë i skuadrës që e eliminoi në gjysmëfinale prej Kupës, Akhisar Belediye Spor. /Telegrafi/