Telegrafi

Portieri i Ballkanit shfaqet me qafore mbrojtëse në takimin me kryetarin e Suharekës

Foto: Bali Muharremaj/ Facebook

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremajt është takuar me portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri – pas incidentit në Gjilan.

Gardiani nga Shqipëria u sulmua nga tifozët vendas në kuadër të javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj bëri të ditur se Frashëri do të rikthehet në fushë edhe më i vendosur:

Lexo po ashtu Stivi Frashëri është liruar nga spitali, ndërsa Ballkani i rikujton Gjilanit se si është pritur në Therandë

Stivi Frashëri, portieri i FC “Ballkani” do të kthehet edhe më i vendosur në fushë.

Me Presidentin e Klubit Arsim Kabashin i uruam sonte, që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë më tutje.

Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin.Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim, dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve. /Telegrafi/