Pjesa e parë mes Barcelonës dhe Alaves përfundoi me rezultat 0-1 në të mirë të këtyre të fundit.
Por, për këtë rezultat më meritori ishte portieri Fernando Pacheco Flores, i cili ia mohoi golin Lionel Messit në minutën e 43-të.
Argjentinasi gjuajti bukur nga gjuajta e lirë, por spanjolli 25-vjeçar bëri një pritje fantastike.
Golin për Alaves e shënoi John Guidetti në minutën e 23-të pas një kundërsulmi. Barcelona është kundërshtari i preferuar i sulmuesit të Alaves, deri më tani në karrierën e tij ai i ka shënuar tri gola klubit katalunas.
Vlen të theksohet se nga minuta e parë luan edhe Philippe Coutinho, për të cilin është debutim në La Liga dhe minutat e parë si titullar.
Saktësia e ish-yllit të Liverpoolit në 45 minutat e parë në pasime ishte mahnitëse, nga 36 ai pasoi saktë 33 pasime (91.6 %). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tDQgZ5_XHBc