Site icon Telegrafi

Portieri 18-vjeçar bëri 12 pritje ndaj Barcelonës në debutimin e tij, njëra ndaj Messit ishte mahnitëse

Portieri debutues Ruslan Neshcheret bëri plot 12 pritje ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, por njëra ndaj një goditje të lirë nga Lionel Messi ishte thjeshtë pritje fantastike.

Pasi të dy portierët e ekipit të parë të Dinamo Kyiv dolën pozitivë me COVID-19, 18-vjeçari u thirr nga ekipi B i klubit dhe filloi ndeshjen si titullar në Camp Nou.

Por, Ruslan Nescheret bëri një paraqitje brilante ndaj Barcelonës, duke arritur t’i bëjë plot 12 pritje, të cilët ishin vendimtare pasi bënë të mundur një humbje me rezultat të ngushtë 2-1.

Ai u mposht nga një penallti e Messit dhe një goditje me kokë nga Gerard Pique në pjesën e dytë, por dha një paraqitje të shkëlqyeshme që po vlerësohet lartë.

Ukrainasi i ri me 12 pritjet e tij kundër Barcelonës ka bërë që tani të zë vendin e tretë më të mirë për nga pritje nga një portier në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Tetë prej tyre erdhën nga gjuajtjet brenda zonës, ndërsa pas ndeshjes Neshcheret u zgjodh lojtari me notën më të lartë.

Përveç kësaj, 18-vjeçari bëri edhe një pritje mahnitesë të Messit, i cili goditi fortë dhe në cepin më të ngushtë të portës, goditje e cila u mohua me një pritje fantastike. /Telegrafi/

https://twitter.com/InterpretSpace/status/1324134794284933120

Exit mobile version