Site icon Telegrafi

Portali boshnjak: Ylli ndërkombëtar Anxhelina Hadergjonaj

(Foto: Instagram/Anxhelina)

Anxhelina Hadergjonaj është një këngëtare e re dhe fotomodele me origjinë nga Kosova – shkruan portali boshnjak, klix.ba.

Ajo ka lindur më 2 dhjetor 1993 në Los Angeles, por është rritur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Pas përfundimit të shkollës së mesme, e bukura Anxhelinë është zhvendosur në SHBA, ku e ka ndërtuar karrierën – vazhdon shkrimi për shqiptaren.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Anxhelina Hadërgjonajn

Më tej thuhet se ajo është vajza e këngëtares shqiptare, Albërije Hadërgjonaj, dhe se muzikën e ka pasionin më të madh.

Në skenën muzikore, shkruan klix.ba, Anxhelina ka debutuar në vitin 2010 me videoklipin e këngës “Kopje pa kuptim”.

https://www.youtube.com/watch?v=EKcIL8EhX54

Njëherësh thuhet se në profilin e saj në Instagram numëron më shumë se 117 mijë ndjekës.

Më poshtë jua sjellim disa prej fotografive të Anxhelinës që ky portal i ka publikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version