Site icon Telegrafi

Portalet në Maqedoni kanë filluar të pranojnë kodin e etik të Shoqatës për Internet dhe Biznes

Një pjesë e madhe e udhëheqësve të faqeve të internetit kanë filluar për të miratuar kodin e vet-rregullativ të etikës së praktikës së mirë profesionale në botimet digjitale me çka nënshkruajnë rregullat për fer, etike dhe praktika të mira profesionale të mediave në lidhje me krijimin dhe botimin e përmbajtjes, produkteve dhe shërbimet që i ofrojnë nëpërmjet mediumeve të tyre digjitale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Renditja e botuesve dhe portaleve të cilët veç se më e kanë pranuar kodin etik mund të shikohet në të dhënat bazë të Shoqata për Internet dhe Biznes (International Association of Business). Lista ka filluar të zgjerohet çdo ditë, ndërsa të gjithë ato çka duan me vetë dëshirë të pranojnë kodin etik duhet të nënshkruajnë deklaratën dhe pranim e cila në mënyrë të skanuar duhet të dorëzohet në adresën elektronike contact@iab.mk. /Telegrafi/

Exit mobile version