Telegrafi

Portalet maqedonase vjellin vrer për Zaevin shkaku se mbështeti Shkëndijën (Foto)

Se në Maqedoni ka ndasi etnike kjo dihet! Kjo shihet sot nëpër portalet maqedonase që vjellin vrer për kryetarin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë i cili mbrëmë ka qenë në stadiumin ”Arena Filipi i II” i Maqedonisë për të mbështetur Shkëndijën në lojën me Gentin e Belgjikës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Titujt janë të tmerrshëm për të përshkruar vizitën e Zoran Zaev për të mbështetur Shkëndijën.

Portali Infomax ka shkruar ”Zaev nga mbrëmë nuk është maqedonas. Me vetëdëshirë ka heq dorë nga populli dhe historia e shtetit- nga sot është aktivist i UÇK-së”

Portali Start.mk ka shkruar ”Zaev me Ballistët ka ”bërë tifo” për Maqedoninë”

Portali i gazetës ditore Veçer ka shkruar ”Zaev bën tifo për Shkëndijën- për Vardarin nuk është askund”.

Në të vërtetë Zaev dje ka qenë prezent në stadium dhe ka shkruar ”Bëjmë tifo për Shkëndijën dhe për një sukses të ri për Maqedoninë”

Përndryshe, Shkëndija mbrëmë pësoi humbje të thellë në lojën kthyese me Gentin e Belgjikës me rezultat 0-4./Telegrafi/