Telegrafi

Porsche zbulon Panameran më të fuqishme ndonjëherë

Disa ditë pas vendosjes së një rekordi në Nürburgring, Porsche ka njoftuar për Panameran më të fuqishme ndonjëherë.

Porsche debutoi Turbo S E-Hybrid të pajisur me një motor të elektrizuar V8. Ky model, jo vetëm që është më i fuqishëm se paraardhësi i tij, por vjen edhe me një përmirësim të konsiderueshëm të baterisë.

Me një motor 4.0 litërsh me turbo të dyfishtë, Panamera prodhon 591 kuaj fuqi dhe ka një transmetim automatik me tetë shpejtësi, me motorin elektrik që prodhon 187 kuaj fuqi të tjera, përcjell Telegrafi.

Së bashku, të dy ofrojnë një fuqi të kombinuar 771 kuajfuqi, duke i dhënë Panameras të re një avantazh të konsiderueshëm prej 81 kuaj fuqi mbi modelin e vjetër.

Tani Panamera arrin 96 km/h në vetëm 2.8 sekonda dhe ka rritur kapacitetin bruto të baterisë me 45 për qind.

Marka tashmë po pranon porosi për të cilat kërkon 228,495 dollarë.

Nëse kjo është jashtë gamës tuaj të çmimeve, linja e Panamera shton gjithashtu një model GTS për vitin 2025.

Gran Turismo Sport kushton 156,195 dollarë. Ndërsa Turbo S E-Hybrid është më i fuqishëm, GTS pretendohet të jetë më i shkathët. /Telegrafi/