Java e veturave në Monterey, si çdo vit, do të jetë e mbushur me Porsche të lezetshme.
Bëhet e ditur se nuk do të mungojnë as 911-të e mahnitshëm që udhëtojnë në rrugët e Kalifornisë Veriore.
Por, kjo do të jetë padyshim më e bukura.
E restauruar nga bb-Auto, një kompani restaurimi e ringjallur nga Galpin Motors në Kaliforni, kjo Porsche Targa 911 e vitit 1986 është shumë më tepër se thjesht një bojë me ngjyra të ndezura.
Ajo ka një motor 4.0 litërsh me 400 fuqi. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha, përcjell Telegrafi.
Ekziston gjithashtu një motor elektrik 110 kilovat nga Vonnen, i vendosur midis motorit dhe kutisë manuale me pesë shpejtësi G50.
Të kombinuara, dy burimet e energjisë prodhojnë 550 kuaj fuqi.
Dizajni i ylberit nuk është një gjë krejtësisht e re. Është përdorur për herë të parë në vitin 1976 nga një punëtori gjermane, e quajtur gjithashtu bb-Auto.
Kabina e këtij modeli është po aq tërheqëse sa edhe pjesa e jashtme.
Ulëset moderne elektrike janë të mbuluara me një material pëlhure të kaltër të ndezur.
Ka një model ylberi në tapetet e dyshemesë dhe një dorezë lëvizëse prej druri të lëmuar.
“Ky projekt është një punë e vërtetë dashurie, duke kombinuar trashëgiminë klasike të Porsches”, tha në një deklaratë CEO i Galpin Motors, Beau Boeckmann. /Telegrafi/