Site icon Telegrafi

Porsche do të sjellë veçori të reja dizajni për automjetet e saj të ardhshme elektrike

Porsche po sjell karakteristika të reja të dizajnit për automjetet e saj elektrike të ardhshme.

Sipas Ingo Scheinhutte, kreu i dizajnit të avancuar të jashtëm në Porsche, EV-të e reja të markës “duhet të jenë një evolucion” i trashëgimisë së firmës gjermane, transmeton Telegrafi.

Automjetet Porsche janë të njohura për performancën e tyre, por dizajni luan një rol integral, veçanërisht kur bëhet fjalë për veturat elektrike.

Scheinhutte kohët e fundit diskutoi me Autocar për modelet koncept më të fundit të Porsche dhe se si ato do të ndihmojnë në formimin linjën e ardhshme të veturave elektrike të brendit.

Në Porsche, makinat koncept kanë hedhur gjithmonë bazat për të ardhmen e markës. Prodhuesi i automjeteve vazhdoi traditën me konceptin tërësisht elektrik të hipermakinës Mission X, i prezantuar në qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version