Porsche do të integrojë Google Maps, Google Assistance dhe aplikacione të tjera nga Google Play në makinat e saj të ardhshme.
Vendimi shënon një ndryshim nga një ngurrim që kishte më herët Porsche për të përdorur softuerë nga Google, pasi kjo e fundit kërkoi që të ndaheshin shumë të dhëna, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, shefi financiar, Lutz Meschke tha në tetor se Porsche ishte në bisedime me Google, Apple, Baidu, Tencent dhe Alibaba në Kinë për teknologji të automatizuar të drejtimit dhe argëtimit.
Prodhuesit e makinave duke përfshirë General Motors, Renault, Nissan dhe Ford-in përdorin teknologjinë e integruar të Google në automjetet e tyre nëpërmjet një pakete të Shërbimeve Automobilistike të Google duke ofruar veçori si Google Maps, Google Assistant dhe aplikacione të tjera. /Telegrafi/