Site icon Telegrafi

Porsche sjell “përbindëshin” e ri – Cayenne Turbo E-Hybrid

Në kulmin e “piramidës” së Porsche të modelit të ridizajnuar Cayenne tani është versioni që fshihet prapa emrit Turbo E-Hybrid, kurse Porsche SUV-in më të ri hibrid e ofron në dy versionet e karrocerisë.

Cayenne më i fuqishëm deri më tani e vë në lëvizje motori hibrid që përbëhet nga motori V8 me 4-litra dhe një tjetër elektrik, kurse “pakoja” e lartpërmendur në mënyrë të kombinuar prodhon 739 kuaj-fuqi, që janë të mjaftueshme që SUV i Porsche nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për 3.7 sekonda dhe të arrijë shpejtësinë maksimale prej 295 km/h, transmeton Telegrafi.

Versioni Coupe nga pakoja GT arrin shpejtësinë maksimale prej 305 kilometra në orë, kurse nga 0-100 për 3.6 sekonda.

Falë motorit elektrik që prodhon 176 kuaj-fuqi, Porsche ka përgatitur bateritë e vendosura nën bagazh që ka kapacitet prej 25,9 kWh, që sipas normave të ËLTP janë të mjaftueshme që të përshkohen deri në 81 kilometra pa shpenzuar benzinë.

Për Cayenne e ri Turbo E-Hybrid (pa shtesa opsionale) në Gjermani duhet ndarë 176.324 euro, kurse për versionin Coupe 179.775 euro.

Versioni më i shtrenjtë dhe më i shpejtësi i Cayenne Turbo E-Hybrid Coupe GT duhet ndarë nga kursimet 208.454 euro. /Telegrafi/

 

Exit mobile version