Porsche prezantoi në panairin e veturave në Gjenevë konceptin e modelit Mission E Cross Turismo.
Njësia e motorit siguron më shumë se 600 kuaj fuqi dhe nga 0-100 km në orë arrin për më pak se 3.5 sekonda, përderisa nga 0-200 km/h arrin për më pak se 12 sekonda.
Vetura elektrike me arkitekturë 800-volt siguron që me një mbushje të baterisë të kalojë rreth 400 kilometra, ndërsa mbushja do të bëhet për 15 minuta. Mission E Cross pritet të jetë konkurrencë serioze e Tesla, përkatësisht modeleve S dhe X.
Nuk dihet se kur Porsche do të dalë në treg, derisa versioni bazë Mission E planifikohet për vitin 2019. /kp/Telegrafi/