Site icon Telegrafi

Porsche prodhon motor V8 për kompanitë tjera

Motori 4.8-litra turbo-dyshe V8, me 542-kuaj fuqi, që është vendosur në Panamera Tubo, i ka dhënë kësaj makinë një shpejtësi të madhe.

Pajisja e veçantë motorike, që është e punuar nga fibrat e aluminit, po shihet me interesim edhe nga kompanitë tjera, transmeton Telegrafi.

Sipas disa informacioneve, janë Audi dhe Bentley që kanë kërkuar këta motorë, për t’i pasur në prodhimet e tyre.

Meqenëse kompania ka investuar 82 milionë dollarë për prodhimin e 200 njësive të motorëve V8 në ditë, ka mundësi që të punojë edhe për kompanitë tjera.

Car Magazine raporton se Porsche do të prodhojë këto pajisje, të cilat do të vendosen në Audi A8 dhe Bentley Mulsanne. /Telegrafi/

Exit mobile version