Porsche ka nisur numërimin mbrapsht deri në premierën botërore të modelit të ri Taycan.
Debutimi i sedanit të ri elektrik i cili pritet të jetë shumë i shpejtë se modelet e kaluara është planifikuar të jetë më 11 mars.
Emri i veturës mbetet ende një mister, megjithëse disa i referohen si Taycan Turbo GT, përcjell Telegrafi.
Një pjesë tjetër që mbetet enigmë është edhe numri i motorëve pasi raporte të ndryshme thonë se inxhinierët e Porsche po përgatiten për t’i vendosur variantit të ri një motor të tretë i cili do t’i shtonte peshën por edhe fuqinë.
Sa i përket specifikave tjera, marka do të na njoftojë gjatë dhe pas debutimit.
Ndryshe, Porsche ka rritur çmimet e modeleve në të gjithë linjën e saj. Taycan Turbo S tani kushton 210,995 dollarë (afro 200 mijë euro), andaj nuk duhet të habitemi nëse çmimi i Taycan-it të ri do të jetë shumë më i lartë. /Telegrafi/