Një epokë e re dhe dinamike në botën elektrike fillon me ID.3. dhe ID.4.
Volkswagen që nga viti 2020 ka filluar dorëzimin e veturave elektrike ID.3 tek klientët, kurse modelin ID.4 e ka prezantuar në treg nga viti 2021.
ID.3 – Plotësisht elektrik, në fokus, intelegjent, inovativ dhe i qëndrueshëm
Me ID.3 ka filluar një epokë e re lëvizshmërie në Volkswagen.
Dizajni rrënjësisht i ri përfshin teknologji pioniere që kombinon të gjitha pikat e forta të matricës modulare të lëvizjes elektrike.
Me brendësi gjithashtu revolucionare, ID.3 përdoret ekskluzivisht duke përdorur butona dhe sipërfaqe të ndjeshme në prekje ose kontrollin intelegjent të zërit.
ID.3 është i përshtatshëm për jetën e përditshme dhe për udhëtime më të gjata.
Kjo veturë ofron tri kapacitete të ndryshme të baterisë prej 45 kWh, 58 kWh dhe 77 kWh, varësisht nga zgjedhja e baterisë me ID.3 ju mund ti përshkoni me një mbushje nga 350 km deri në 550 km dhe kur bateria të shpenzohet, ju nevojiten vetëm 35 minuta për një mbushje përmes një mbushësi të shpejtë.
Nëse jeni duke kërkuar të kaloni në makinë elektrike për herë të parë ose jeni tashmë pronar i një makine elektrike dhe po kërkoni ta ndryshoni atë, Porsche Kosova ka zgjedhjet e duhura për ju!
Të dy këto modele, ID.3 dhe ID.4, që janë fjala e fundit në teknologjinë automobilistike i gjeni në Porsche Prishtina.
Për më shumë, këto modele mund ti testoni edhe vetë për të përjetuar eksperiencën e vozitjes elektrike.
Kontaktoni në: