Modelet Carrera S dhe 4S, janë prezantuar më parë se që pritej
Pa kaluar as dy muaj, që kur u prezantuan si koncepte në LA Auto Show, Porsche i prezantoi kabrioletët e rinj nga linja 911, transmeton Telegrafi.
Veturat me tavane të hapura, ishin pasi disa herë duke u testuar, madje edhe në mot të ftohtë dhe me borë. Megjithëse e kishin të mbuluar shtresën e butë që mbulonte pjesën e sipërme.
Kjo ishte shpjeguar, si mënyra preventive e parandalimit të depërtimit të ftohtit, nga shtresa që e zëvendëson tavanin, që lë të kuptohet se kjo Porsche, mund të përdoret edhe në dimër. Përkundër që makinat e tilla, në stinën e ftohtë qëndrojnë të mbyllur sepse janë të papërshtatshme.
Deri më tani, janë prezantuar zyrtarisht vetëm pamjet e të dy versioneve Porsche 911 Carrera, ndërsa pritet që së shpejti të mësohen edhe detajet tjera. /Telegrafi/