Telegrafi

Porsche po punon në një crossover elektrik me shtatë ulëse që mund të vijë në vitin 2027

Porsche ndau disa detaje në lidhje me një nga makinat e saj të ardhshme që synon të kaloj në suksesin e Cayenne dhe Macan dhe ta çojë atë në lojën e automjeteve elektrike EV.

Duke synuar të sjellë luksin, performancën dhe dobinë, crossover-i i ardhshëm do të ofrojë shtatë ulëse dhe një bateri me performancë të lartë që mund të shkojë shumë, transmeton Telegrafi.

Makina me emrin K1 pritet të mbërrijë diku në vitin 2027 dhe do të rivalizojë makina si Mercedes EQS SUV dhe BMW iX.

Automjeti do të jetë më shumë se pesë metra i gjatë dhe pjesa e brendshme do të një pjesë salloni dhe pjesë crossover.

Priten gjithashtu disa veçori të nivelit të lartë, të tilla si lëvizja e avancuar me të gjitha rrotat, motori elektrik sinkron më i fundit, bateria me performancë të lartë dhe mbështetja për karikim të shpejtë.

Disa burime tregojnë se do të ketë një sistem elektrik 920 V për të mbështetur kërkesat e karikimit të shpejtë, ftohjen e vajit për motorët elektrikë, kapacitetin e baterisë mbi 100 kWh dhe rrezen WLTP prej të paktën 700 kilometra.

Burime brenda në selinë gjermane besojnë se çmimi i K1 do të shkojë shumë mbi 180,000 dollarë. /Telegrafi/