Porsche po shpenzon 567 milionë dollarë (500 milionë euro) në fabrikën e saj në Zuffenhausen për ta transformuar atë në një fabrikë për makina elektrike që do të ndërtojë gjeneratën e ardhshme të makinave sportive elektrike 718 Boxster dhe Cayman.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi i automjeteve ka objektiva ambicioze për shitjet e automjeteve elektrike, që do të nënkuptonin një të tretën e të gjitha Porshe-ve të shitura deri në vitin 2025 dhe dy të tretat deri në vitin 2030, me energji elektrike.
Makina e ardhshme Macan EV, e cila do të ndërtohet në Leipzig, padyshim që do ta ndihmojë Porsche-në të përmbushë ato objektiva, por do të ketë nevojë për ndihmë nga makinat sportive të firmës.
Koncepti Mission R i zbuluar në Mynih vjeshtën e kaluar u cilësua si një model “futuristik i motorsportit”. /Telegrafi/