Porsche më në fund do të prezantojë modelin elektrik Macan, njëherësh SUV-in elektrik të cilën të gjithë e kemi pritur.
Macan tërësisht elektrik do të prezantohet për herë të parë këtë muaj, transmeton Telegrafi.
Pasi shitjet e automjetit të tij të parë elektrik (Porsche Taycan) u rimëkëmben në tre muajt e fundit të vitit 2023, prodhuesi i automjeteve po përgatitet të hyjë në një segment të ri.
Porsche dorëzoi 40,600 vetura elektrike vitin e kaluar, por ky numër pritet të rritet në vitin 2024.
Edhe pse Taycan pati rritjen e dytë më të lartë së Porsche-s vitin e kaluar pas modelit 911, Macan me gaz përsëri e tejkaloi modelin Taycan.
Mbi 87,300 Porsche Macan u dorëzuan në vitin 2023, më shumë se dyfishi i numrit të modeleve Taycan. /Telegrafi/