Site icon Telegrafi

Porsche mbyllë markën e biçikletave elektrike Greyp

Siç ishte paralajmëruar më parë, Porsche po mbyll zyrtarisht ish-markën e biçikletave elektrike Greyp, e cila më parë ishte pjesë e Grupit Rimac dhe u themelua nga Mate Rimac.

Greyp Bikes u themelua si një kompani e veçantë në vitin 2013, e specializuar në prodhimin e biçikletave elektrike moderne dhe të avancuara.

Kjo kompani ishte pjesë e Grupit Rimac, i themeluar nga Mate Rimac, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2021, Porsche bleu shumicën e aksioneve në Greyp Bikes, e cila kishte funksionuar si një kompani e veçantë që nga viti 2013.

Kështu tha Mate Rimac se Greyp ka të punësuar njëqind punëtorë dhe eksporton biçikleta në 30 vende të botës.

Në shkurt të këtij viti, Porsche njoftoi se po hiqte markën Grayp nga regjistri gjyqësor, dhe do ta zëvendësonte atë me markën e saj Porsche eBike Performance.

Me këtë rast, Greyp informoi klientët se ekipi i tyre i shërbimit do të mbetet i disponueshëm për të ofruar qasje në të gjitha shërbimet e lidhura me Greyp në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version