Porsche ndryshoi në mënyrë diskrete pamjen e logos së saj legjendare në muajin qershor për të shënuar 75 vjetorin e kompanisë dhe tani, për një dozë shtesë ekskluziviteti, po bën diçka të ngjashme për modelin Turbo, i cili mori një logo të veçantë.
Distinktivi i ri për modelin Turbo ka humbur ngjyrën tradicionale të artë dhe ka adoptuar një pamje/dizajn të ri Turbonite të krijuar nga ekspertë të departamentit të Porsche Color & Trim.
I njëjti departament “firmos” edhe ngjyrat e trupit, duke përfshirë nuancat më të shtrenjta të ofruara përmes programit Paint-To-Sample (PTS). Torbonite nuk do të përdoret vetëm për logon, pasi modelet Turbo do të kenë edhe mbishkrime të pasme në këtë ngjyrë të veçantë. Skajet e dritareve anësore do të kenë të njëjtën pamje, ashtu si ajo që Porsche e quan Daylight Opening (DLO). Është një emër i zbukuruar për sipërfaqet anësore të xhamit midis shtyllave të përparme dhe të pasme.
Në varësi të modelit të përzgjedhur Turbo, Turbonite do të dekorojë edhe krahët aerodinamikë dhe foletë e rimave, si dhe detajet e parakolpit të përparmë. Logoja që do të vendoset në pjesën e përparme të veturës dhe në disa vende të tjera do t’i nënshtrohen të njëjtit trajtim dhe do të rrumbullakos ndryshimet e jashtme. Në brendësi, shumë elementë si disa butona, rripat e sigurimit dhe detaje të tjera do të bëhen gjithashtu me të njëjtën temë. Edhe timoni do të dekorohet me një logo të re.
Por kjo nuk është e gjitha. Zgjedhja për modelin më të fuqishëm Turbo me një brendshme të zezë do t’i lejojë klientët të zgjedhin detajet Turbonite në ulëset, panelet e dyerve, panelin e instrumenteve dhe kontrollin dhe dyshekët e dyshemesë.
Risitë vijnë me gjeneratën e tretë të shumëpritur Panamera, e cila do të debutojë më 24 nëntor. Kjo do të thotë që trajtimi Turbo do të jetë i disponueshëm për Panamera që nga dita e parë. Porsche ka njoftuar tashmë një model Turbo E-Hybrid me një motor 4.0-litërsh V8 të dyfishtë turbo dhe një motor elektrik, të cilët së bashku japin rreth 650 kuaj/fuqi dhe i cili shoqërohet me një transmision me tetë shpejtësi me dy tufë. Fuqia transmetohet në të katër rrotat.
Vetura përshpejton nga 0 në 100 kuaj/fuqi për 2,9 sekonda dhe përdor një bateri me kapacitet 25,9 kWh. Panamera hibride me peshë rreth 2,440 kg do të jetë në gjendje të udhëtojë 40 kilometra duke përdorur vetëm makinë elektrike. Një version më i fuqishëm S pritet në të ardhmen. /Telegrafi/