Site icon Telegrafi

Porsche krijon 718 Cayman GT4 RS speciale për të festuar garën Carrera Panamericana

Një model i veçantë Porsche 718 Cayman GT4 RS i ndërtuar në partneritet me TAG Heuer dhe Porsche Latin America u zbulua në Rennsport Reunion 7 gjatë fundjavës.

Të kufizuara në dy njësi, veturat janë sjellë në jetë përmes programit “Sonderwunsch” të Porsche dhe janë frymëzuar nga dy 550 Coupe që u garuan në Carrera Panamericana në 1953.

Të dyja veturat janë të lyera në Le Mans Silver Metallic dhe njëra ka “152” të vendosura në dyer dhe çati, ndërsa tjetra ka numrin “154” të lyer në të gjithë pjesën e jashtme të saj.

Këta numra imitojnë ato të veturave origjinale të garave 550 Coupe nga Carrera Panamericana dhe janë të përfunduara në të verdhë.

Boja e argjendtë metalike Le Mans u zhvillua për herë të parë për 911 Carrera GTS Le Mans Centenaire Edition për të festuar 100 vjetorin e “24 Hours of Le Mans”, raporton Car Scoops, përcjell Telegrafi.

Ndër të tjera, të dy veturat kanë logon TAG Heuer në një nuancë të errët gri në kofano si dhe një motiv Pegasus në nderim të 550 Spyder me të cilin Porsche garoi gjithashtu në Carrera Panamericana.

Pjesa e brendshme është veçanërisht e veçantë.

Gards Leather me ngjyrë të kuqe zbukuron sediljet dhe është në kontrast me lëkurën e zezë në panelet e dyerve, pultin dhe konzolën qendrore.

Vetura më pas ka qepje të kryqëzuara me tre ngjyra në ngjyrat e flamurit meksikan në timon dhe kroskot.

Një logo e TAG Heuer është vendosur gjithashtu në mbështetësen e krahut në qendër, ndërsa ka mbishkrimin “GT4 RS Panamericana Special” në pragjet e derës. Pika kryesore e kabinës është moduli i kronometrit TAG Heuer në konzolën qendrore.

Moduli përbëhet nga një orë në të majtë me një rezervë energjie prej tetë ditësh, ndërsa ora në të djathtë shërben si një kronometër me një shkallë për të lejuar shoferin të mbajë një shpejtësi mesatare. /Telegrafi/

Exit mobile version