Site icon Telegrafi

Porsche konfirmon ardhjen e hibridit elektrik 911 (Foto)

Njëherësh, ky do të jetë Porsche 911 më i fuqishëm ndonjëherë

Kohëve të fundit ka pasur lajme mjaft të besueshme, se gjenerata re e 911 do të adoptojë sistemin elektrik, për herë të parë në historinë e kësaj linje prodhimi, transmeton Telegrafi. Këto më nuk mbesin spekulime – pasi është bërë konfirmimi zyrtar.

Prodhuesi gjerman Porsche, kishte bërë paralajmërime se 911 mund të ketë kombinime me mundësi elektrifikimi, ndërsa gjatë takimeve në Geneva Motor Show 2018, bosi Oliver Blume ka konfirmuar ekzistencën e këtij modeli. “Modeli 911 që mbushet me rrymë, do të jetë një makinë e fuqishme” ka thënë Blume.

“Do të jetë 911 më i fuqishëm që kemi prodhuar deri më tani, 700 kuajfuqi do mjaftonin” shtoi ai. Inxhinierët do të kujdesen për t’ia shtuar butonin për “goditje elektrike” me të cilin edhe shënohet, ndërhyrja që është bërë në këtë lloj makine. Ky hibrid, do të trashëgojë teknologjinë dhe konfigurimin, që është përdorur te Panamera 918 Spyder. Por, nuk pritet të lansohet as në fillim të vitit që vjen.

Blume ka thënë se kjo makinë do të lansohet “brenda disa viteve”, ndërsa disa hibrid të tjerë janë rrugës, që ka mundësi t’i shohim gjatë tetorit në Paris Motor Show 2018. Mbi të gjitha, pamja dhe stili do të jenë të atilla që nuk e dallojnë prej 911, por me disa prekje që e bëjnë me agresiv. Enterieri do të ketë teknologji shumë të lartë, me ekrane më të gjëra dhe tabela informuese, se sa modeli i tanishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version