Site icon Telegrafi

Porsche e rrallë 356A Reutter i prodhuar më 1956 shitet për 335 mijë dollarë

Një prej ankandeve më të mëdha të kësaj vere ishte ajo që u organizuar në Mecum, në Monterey.

Një numër i madh i veturave ikonike (old timer) janë mbledhur nga e tëra bota, pasi ekspozimi i tyre ishte pjesë e një ankandi, transmeton Telegrafi.

Ankandi në Monterey mblodhi pasanikët sërish që nuk kursyen aspak, apo më mirë thënë investuan një pjesë të pasurisë së tyre – duke marrë parasysh se shumica e veturave gjetën pronarë të rinj.

E një prej veturave që tërhoqi më së shumti vëmendjen e blerësve potencial ishte një Porsche që e vlerësuan 300 mijë dollarë. Megjithatë në fund u shit për 335 mijë dollarë.

Bëhet fjalë për modelin 356 apo versionin 356-ice nga varianti A 1600 Speedster, me një karroceri të punuar nga Reutter.

Kjo do të thotë se modeli është një njësi e rrallë, duke marrë parasysh se janë prodhuar vetëm 1 mijë sosh.

Pronari i ri i Porsche 356A Reutter i prodhuar në vitin 1956 ka mbetur anonim, e kjo “kryevepër” sigurisht se do të përfundojë në ndonjë ankand tjetër sepse koleksionuesit e tyre shpesh kanë dëshirë të eksperimentojnë duke i ndërruar me modele tjera. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version