Telegrafi

Porsche Cayman më i shpejtë dhe më i fortë po vjen brenda pak ditësh

Sipas informacioneve të fundit jozyrtare, Porsche do të prezantojë 718 Cayman GT4 RS për publikun në Auto Show në Los Angeles që fillon më 17 nëntor.

Muajin e kaluar, Porsche ofroi me efikasitet një uverturë për Caymanin më të fuqishëm dhe më të shpejtë deri më sot, pasi publikuan foto zyrtare dhe pamje video nga testet dhe matjet përfundimtare të marra në Nurburgring Nordschleife.

Vetura me dy ulëse që do të mbajë etiketën GT4 RS tregoi “talent” luksoz, teksa gjëmonte nëpër “ferrin e gjelbër” në shtatë minuta e 9.3 sekonda, që është 23.6 sekonda më e mirë se koha e arritur nga Cayman GT4.

Më pas u njoftua se prodhimi i Caymanit më të shpejtë do t’i prezantohet publikut në muajin nëntor dhe sipas informacioneve të fundit jozyrtare, GT4 RS do të vihet në qendër të vëmendjes në Auto Show në Los Angeles që fillon në mes të javës së ardhshme. .

Tashmë dihet se Cayman GT4 RS i lehtësuar dhe i optimizuar për pista do të fuqizohet nga një motor boksier me gjashtë cilindra atmosferik 4 litrash me 420 kuaj fuqi në versionin GT4, por do të zhvillojë rreth 450 kuaj fuqi me shtimin e RS.

Një transmision automatik me dy tufë (PDK) me 7 shpejtësi është përgjegjës për transmetimin e fuqisë në boshtin e pasmë dhe ende nuk dihet nëse transmetimi manual i ofruar nga Porsche me Cayman GT4 do të jetë në ofertë. /Telegrafi/