Detajet e vogla, treguan se është pikërisht Cayman GT4 i ri
Pasa disa muajsh, janë siguruar pamjet që e tregojnë Cayman T, ndërsa porsche konfirmoi se në pamje shfaqet pikërisht kjo makinë e re, transmeton Telegrafi.
Së fundmi, është kapur gjatë testimit në rrugë një makinë tjetër, që besoje se ishte sërish Cayman T, por detajet siç janë gypat për nxjerrjen e gazrave e tregojnë të kundërtën.
Gjatë prezantimit të Cayman GT4 Touring, ishte prezantuar me dy gypa në pjesën e pasme, derisa Cayman T e ka vetëm një gyp për nxjerrjen e gazrave.
Për këtë Porsche, që është parë pa ndonjë shtresë të rëndë kamuflazhi, ishte thënë më herët se do t’i ketë deri në 400 kuaj fuqi, por nuk u dhanë edhe detajet shtesë.
Meqenëse duket që është gati për prodhim, mbase Porsche Cayman GT4 Touring mund të lansohet së shpejti. /Telegrafi/