Site icon Telegrafi

Porsche 962 e rrallë është e ligjshme për rrugë dhe kushton një milion dollarë

Porsche 962 është pa dyshim një nga veturat më të suksesshme të garave në botën e motorsportit, dhe tani një kopje është ofruar për shitje.

Porsche prodhoi pak më shumë se 125 modele me jetë të gjatë, por një numër i madh i prototipeve u tërhoqën kur u prezantuan rregulla të reja në garat e shpejtësisë në fillim të viteve 1990. Deri në gjysmën e parë të kësaj dekade, pothuajse të gjitha 962 modelet ishin të vjetruara.

Kompani të ndryshme kanë vendosur të transformojnë modelet ekzistuese në super -vetura rrugore të ligjshme, dhe e para që pati sukses ishte Koenig Specials.

Një Porsche 962 që është e ligjshme për rrugën ofrohet për shitje dhe kushton 995,000 dollarë.

Ekspertët e Koenig Specials ridizajnuan çdo panel trupi dhe ngritën pozicionin e fenerëve dhe parakolpëve për të përmbushur ligjin gjerman. Prandaj, modeli i shasisë duhej të modifikohej për të siguruar ekuilibrin aerodinamik.

Nën atë kapuç është një motor twin-turbo 3.4 litra me sistemin e injektimit të karburantit Motronic, i cili zhvillon 550 kuaj fuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version