Site icon Telegrafi

Porsche 911 Targa 4, shpejtësinë nga 0-100 e arrin për 3,6 sekonda – atë maksimale e ka të kufizuar në 304 km/h

Porsche 911 Targa, është një veturë sportive që vitin e kaluar u prezantua, e së fundmi është bërë me një edicion special.

Targa, varianti i Porsche Carrera u prezantua për herë të parë në fund të viteve të 60-ta, kur blerësve u ofrua versioni specifik i karrocerisë së fortë, me kulmin palosës, transmeton Telegrafi.

Sikurse edhe gjenerata e mëparshme, edhe më e reja ka sistem automatik për ngritjen dhe uljen e panelit qendror të kulmit, kurse në Porsche thonë se këto operacione zgjasin vetëm 19 sekonda.

Në versionin Targa 4, motori gjeneron 385 kuaj-fuqi. E versioni më i fuqishëm, 911 Targa 4S, prodhon 450 kuaj-fuqi.

Targa 4 shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 4,2 sekonda, kurse Targa 4S për vetëm 3,6 sekonda.

Kur është fjala për shpejtësinë maksimale, Targa 4 është në gjendje të arrij 289 km/h, e Targa 4S e ka të kufizuar në 304 km/h.

Fuqia motorike në të dy versionet bartet në të katër rrotat falë ndërruesit automatik PDK me tetë shpejtësi me pedale të dyfishtë, derisa blerësit e Targa 4S kanë në opsion edhe atë manual me shtatë shpejtësi. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version