Site icon Telegrafi

Porsche 911 që lansohet gjatë vitit që vjen, është parë pjesërisht e mbuluar (Foto)

Modelit të ri, i është para tërë pjesa e pasme pa asnjë mbulesë

Deri më tani, e kemi parë disa herë modelin 911 teksa testohej apo transportohej me shtresën e kamuflazhi, transmeton Telegrafi. Por, kësaj radhe kemi një pamje shumë më të qartë të gjeneratës së dytë të këtij modeli.

Spiunët ia kanë dalë ta fotografojnë, derisa tre punonjës po e shtynin nëpër një punishte të Porsche që ndodhet në Gjermani.

Tashmë i shihet qartë dritat e ngjitura LED, që janë të holluara në masë të madhe. Dizajni i pjesës së pasme, ngjanë më së shumti me Panamera, teksa është shumë më e ngushtë se 911 i tanishëm.

Në të njëjtën kohë, sistemi i nxjerrjes së gazrave është ndryshuar dhe ngjanë me atë sikur te modeli Carrera 4S. /Telegrafi/

Exit mobile version