Delta Airline po u ofron pasagjerëve mundësinë për t’u transportuar nga aeroplani në aeroplan me një Porsche 911 GT3 RS.
Delta Airlines dhe Porsche kanë punuar së bashku për 13 vjet.
Edhe vitin e kaluar linja ajrore ka drejtuar një iniciativë të ngjashme në SHBA, teksa i ka huazuar një model 918 Spyder ekipit të Delta’s Elite Services në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta (ATL).
Bazuar në mënyrën se si u zhvillua iniciativa 918 Spyder, Delta Airlines do të njoftojë pasagjerët e saj me fat të transferimit me 911 GT3 RS me një shenjë që tregon emrin e tyre kur të zbresin nga avioni, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Porsche 911 GT3 RS fuqizohet nga një motor 4.0 litërsh i cili prodhon 386 kuaj fuqi.
Ai është i aftë të udhëtojë nga 0-100 km/h për 3.2 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale prej 296 km/h. /Telegrafi/