Telegrafi

Porsche 911 GT3 RS me lëvizjen e mahnitshme nëpër pistën e mbuluar nga bora (Video)

Vetëm përqendrohuni dhe do të kënaqeni me lëvizjen e mahnitshme

Deri më tani, është raportuar se këto makina sportive, nuk janë të afta për rrugën me borë apo pistat e ngrira, transmeton Telegrafi. Gjë që është shumë e vërtetë. Madje, nuk mjaftojnë as gomat më të sofistikuara për lëvizje në borë. Për të qenë të sigurt, veturat e tilla duhet të mbyllen në garazh, deri në pranverë. Që është shumë e mërzitshme. Me të kuptuar këtë situatë, Porsche e ka ri konstruktuar një 911 GT3 RS , për ta dërguar për në Finlandë, bashkë me një shofer me shumë përvojë.

Në transportin me anije, ishte edhe ekipi për filmim, që ka realizuan dhe montuar një video me gjashtë minuta, ku mund të shihni vërtetë magji Porsche. Më poshtë mund ta shihni këtë 911 që është lansuar gjatë këtij viti, që rrëshqet me përpikëri dhe zë kthesat, pa prekur ndonjëherë pjesët anësorë.

Makinës që ka nën kapak motorin prej 4.0-litra që prodhon 520 kuajfuqi, i janë vënë frena speciale për tu përshtatur me terrenin, si dhe një sistem i rritur sigurie për shoferin. Pos gomave speciale, është bërë një integrim në rrotat e pasme, që të jetë sa më nën kontroll. Të gjitha këto intervenime, kushtojnë rreth 15 mijë euro, teksa çmimi fillestar i kësaj Porsche është 155 mijë euro. /Telegrafi/