Site icon Telegrafi

Porosia emocionuese e Shkëlzen Gashit (Foto)

Shkëlzen Gashi është nisur drejt Tiranës së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve.

Anëtari i skuadrës amerikane Colorado Rapids ka shkruar një status emocionues në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Numri 11 i Kombëtares shqiptare ka thënë se ëndrra është bërë realitet dhe se shqiptarët i treguan botës se janë një.

“Ëndrra ime dhe juaja u bë e vërtetë. Që Shqipëria të marrë pjesë në një Kampionatin Evropian dhe unë dua të falënderoj të gjithë ata që ishin përgjegjës për këtë, sidomos edhe juve”.

“Askush nuk ka menduar që ne do të merrnim pjesë dhe sigurisht jo që ne do të festonim me një fitore”

Ne duhet të jemi me të vërtetë krenar për ne. Nuk luajti asnjëhere rol se kush ishim dhe nga vinim,ne kemi mbajtur shqiponjën ne gjoks dhe i kemi treguar botës që ne jemi një. !!! Të gjithë këtë e kemi arritur së bashku. Ju keni bërë shumë për këtë, në familje dhe stadiume! Ju keni qenë fantastikë”.

“Këtë përvojë dhe gëzim do ta marrim në jetën e përditshme dhe pas shumë viteve do të tregojmë për EURO 2016 në Francë. Një FALEMINDERIM i madhe për Ju dhe mos harroni: Ne kemi bërë histori”, shkroi Gashi. /Telegrafi/

Exit mobile version