Site icon Telegrafi

Porosia e Lenjanit për natën e Beogradit (Foto)

Ermir Lenjani është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi në takim ndaj Spanjës.

Mirëpo mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk e harron natën e Beogradit, kur flamuri më i bukur në botë heshti mijëra tifozë serb.

Djaloshi nga Kamenica, ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook duke kujtuar natën e Beogradit.

Ai ka thënë se ajo ndeshje ishte fitorja më e ëmbël e të gjitha kohërave.

“Dy vite nga fitorja më e ëmbël e të gjitha kohërave. Le ta dinë të gjithë, flamurin s’mundet të na prekë askush”, shkroi Lenjani.

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre pak minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa kuqezinjtë triumfuan në tavolinë me rezultat zyrtar 3-0. /Telegrafi/

Exit mobile version