Telegrafi

Poroshenko: Ukraina kërkon të ndahet përfundimisht nga bota ruse

Ukraina përkujtoi sot përvjetorin e tretë të kryengritjes pro-evropiane të Maidanit që, duke paguar me gjak vullnetin për afrimin me BE-në, aktivizoi ndarjen e saj me botën ruse, sipas presidentit Petro Poroshenko.

Protesta pro-evropiane mori formë në sheshin qendror të Kievit më 21 nëntor 2013 dhe përfundoi tre muaj më vonë me rrëzimin e presidentit prorus Viktor Janukoviç, pas vdekjes së qindra manifestuesve dhe 20 forcave policie në konfrontimet e dhunshme.

”Lëvizja e Maidanit i dha fund së shkuarës tonë ruso-sovjetike dhe periudhës post-sovjetike. Ai ndau botët tona ukrainase dhe evropiane me atë të botës ruse”, deklaroi Poroshenko gjatë një ceremonie në Kiev.

Ukraina akuzoi Rusinë si përgjegjëse e vrasjeve të Maidanit, gjatë shkëmbimeve të zjarrit në demonstrata që kishin si objektiv protestuesit në kushte ende të pazbardhura.

Moska hedh poshtë akuzat e ngritura kundër saj.