Presidenti i Republikës së Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se Rusia është përpjekur që ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton “B92“.
“Rusia është përpjekur ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, por Maqedonia e tejkaloi këtë duke treguar unitet”, tha Poroshenko.
Ai shtoi se protokolli për pranimin e Maqedonisë në NATO u nënshkrua më 6 shkurt në Bruksel dhe se vendi i Ballkanit së shpejti do të bëhet veni i 30-të i Aleancës.
“Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte shumë e vështirë, por vendi tregoi unitet dhe i prishi planet e Rusisë, e cila po përpiqej që ta pengonte këtë hap të rëndësishëm drejtë forcimit të sigurisë në Evropë. Ndërsa dera e NATO-s është e hapur për vendin e 30-të”, tha Poroshenko./Telegrafi/